Berisha: Do të votojmë për shkarkimin e Veliajt, por kërkojmë që ai të dëgjohet në Këshillin Bashkiak

Nga A2 CNN
22 Shtator 2025, 13:12 | Politikë

Berisha: Do të votojmë për shkarkimin e Veliajt, por

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka deklaruar se këshilltarët demokratë do të votojnë për shkarkimin e Erion Veliajt por kërkon që i të dëgjohet në këshillin Bashkiak. Në një konferencë për mediat, Berisha tha se PD ka denoncuar krimet e tij me 47 protesta, të adresuara direkt kundër tij.

“Së pari, Erion Veliaj është atje ku është... PD ka denoncuar krimet e tij me 47 protesta, të adresuara direkt kundër tij. Dhe ajo nuk e ka bërë kurrë këtë për problemet e mëdha, sherret e brendshme politike që kanë pasur ai me Edi Ramën. Jo, absolutisht. Por, në bindjen time më të thellë, ai është përgjegjës direkt për zhdukjen e 130 milionë eurove të djegësit të Tiranës. Dhe do mbetet në turpin më të madh, në krimin më të shëmtuar, akti i Altin Troplinit dhe ekipit që hetoi djegësin e Tiranës, të cilët lëshuan mandat arresti ndaj një ministri që e kishte kundërshtuar pesë herë djegësin”.

Berisha thekson se Veliaj nuk po dënohet për inceneratorët, por për gardërobën. Ai i bën apel Ramës që nëse nuk ka frikë, ta lejojë Veliajn të flasë.

“Erion Veliaj po dënohet për garderobën, vjedhjet që janë bërë. Vjedhje familjare. Të mos u duket gjë e vogël ju se dje po lexoja se ish-kryetarja e bashkisë së Parisit po hetohet jo për 860 mijë euro, për 84 mijë euro garderobë. Po, po, merreni dhe lexojeni. 84 mijë euro garderobë. Jo 860 mijë si Velica. Dhe të gjitha para të kaluara nëpërmjet bashkisë tek OJF-të dhe Velica. Ajo që kërkojmë ne është që Erion Veliaj të lejohet të flasë para Këshillit Bashkiak. Këshilltarët tanë janë të parët që kanë kërkuar në mënyrë të përsëritur shkarkimin e tij. Nuk ka diskutim se vota e tyre është automatikisht për shkarkimin. Por në qoftë se Edi Rama nuk ka frikë nga Erion Veliaj, se i nxjerr krimet e tij, ta lërë të flasë aty. Të jeni edhe ju mediat aty dhe të flasë. Se ky është rregulli”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos