Berisha: Mandatet tuaja buruan nga miliardat e krimit. U tmerruat nga fjala e Jorida Tabakut

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 14:10 | Politikë

Berisha: Mandatet tuaja buruan nga miliardat e krimit. U tmerruat nga fjala e

Sali Berisha, nga foltorja e Kuvendit, akuzoi deputetët e mazhorancës se mandatet e tyre “buruan nga blerja masive e votive”.

“Mandatet tuaja buruan nga policia politike, terroristët elektoralë. Mandatet tuaja buruan nga censura dhe kontrolli i plotë i 90% të mediave. Mandatet tuaja erdhën nga përdorimi i 1 miliardë eurove në kundërshtim me këtë libër dhe me çdo rregull për të kontrolluar zgjedhjet. Mandatet tuaja buruan nga miliardat e Franc Çopjas, miliardat e Suel Çellës, miliardat e Shytëve, miliardat e Troplinëve, miliardat e Bajrave. Nga lumenjtë e parave të krimit që vërshojnë mbi Shqipërinë. Ku mund të pranoni ju ligj dhe Kushtetutë. Ju tmerroheni nga ligji dhe Kushtetuta”, tha Berisha, shkruan A2.

“Sepse ju garantoj se, shumica juaj duhet të ishte, ku? Atje ku është Shullazi, atje ku është Bahri Bajri, atje ku janë miqtë tuaj, atje e keni vendin. Por, dhe një gjë dua të them. E përmendët Brukselin sot. E vërteta është se ajo datë është caktuar 4 muaj para, por dhe ne jemi këtu për t’u betuar në këtë Kushtetutë dhe para shqiptarëve se, do të bëjmë gjithçka t’ua çjerrim maskën, para shqiptarëve, para europianëve dhe para botës. Të tregojmë se çfarë rreziku paraqisni ju për shqiptarët. Se çfarë rreziku jeni ju për Ballkanin, se çfarë rreziku jeni ju Europën, se çfarë rreziku jeni ju për SHBA-të. Tre ditë më parë ju erdhi mesazhi, por e kapërcyet. Mesazhi ishte i qartë se, ata miqtë tuaj, dëgjojeni se nuk po ua përmend me emra, ata tregojnë dhe negociojnë me organizata terroriste të deklaruara nga Donald Trump në Amerikën Latine. E dëgjuat këtë apo jo? Por, kush janë ata miqtë tuaj, jeni ju. Se ata miqtë tuaj, por të mos i mbulonit ju, ata ishin të gjithë në burgje. Po të mos i mbronit ju me Dumanin tuaj, ata ishin të gjithë në burgje. Prandaj tik taku, mbajeni mend është gjëja më e tmerrshme për ju dhe do ta bëjmë edhe më të tmerrshme. Ju e hoqët Komisionin e Integrimit se, u tmerruar nga fjala e Jorida Tabakut kryetares së Komisionit”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos