Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm me votat e mazhorancës

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 13:55 | Politikë

Opozita braktis seancën, rregullorja e re e Kuvendit miratohet vetëm

Kuvendi miratoi ndryshimet në Rregullore, përmes të cilave bëhet edhe një riorganizim i komisioneve parlamentare.

Ndryshimet u miratuan vetëm me 79 votat pro të mazhorancës, ndërsa pas debateve, opozita braktisi sallën dhe nuk mori pjesë në votim, shkruan A2.

Opozita u shpreh se shkelet Kushtetuta me këto ndryshime. Kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, deklaroi se opozitës po i ngushtohet hapësira dhe se po i hiqet Komisioni i Integrimit.

Ndërsa, kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha se opozitës i kanë besuar komisione jetike.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos