Ironia e Ballës: Kur opozita është dakord, Kushtetuta mund të shkelet

Nga A2 CNN
16 Shtator 2025, 13:49 | Politikë

Ironia e Ballës: Kur opozita është dakord, Kushtetuta mund

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, iu përgjigj në Kuvend akuzave të opozitës se rregullorja e Kuvendit po miratohet në shkelje të Kushtetutës.

Balla tha se kur opozita është dakord për një çështje, është në rregull edhe në rast se shkelet Kushtetuta, shkruan A2.

“Ne jemi shumë dakord që ju nuk jeni dakord për të rënë dakord me ne. Ishte Rrushaj kryetar i grupit dhe folëm për domosdoshmërinë e ndryshimit të Kuvendit. E paimagjinueshme, Komisioni i Ligjeve me 26 anëtarë, ka vende që me 40 kanë Kuvendin. E di si thoni ju? “Kur ne jemi dakord, Kushtetuta mund të shkelet, ose shkelja nuk është antikushtetuese”. Dëgjova dhe një deputet që ka firmosur procesverbalin më 14 shtator 2017, me kërkesë të PD-së brenda së njëjtës ditë u depozitua propozimi për ndryshimin e nenit 20, brenda së njëjtës ditë ngritëm Këshillin e Rregullores dhe e votuam ndryshimin. Tani kjo është antikushtetuese, në shkelje të rregullores”, tha Balla.

“As unë si kryetar grupi, as kjo mazhorancë s’do bëjë asnjë hap pas kur nuk ka asnjë shkelje. Këtu nuk ka shkelje, jemi në një fazë që parashikohet faza e konstituimit. Ende nuk e kemi mbyllur, duhet të mbyllim Kryesinë e Komisioneve që nesër të shkojmë tek Konferenca e Kryetarëve. Ne nuk mund të bëjmë teatër dhe as juve këtë teatrin. Juve kështu u është thënë, të mos jeni dakord. Ne kemi përgjegjësi, jemi votuar për këtë agjendë, kemi marrë një mandat që të mbyllim në 2029 anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Shqipëria në BE ka nevojë për një Kuvend që e përqas agjendën e punës me kapitujt e marrëveshjes së anëtarësimit në BE. Na duhet të votojmë të gjithë ato komisione”, shtoi Balla.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos