Pak para se kryetari i PD-së të nisej drejt SHBA-së, në aeroport mbërriti kryeministri Edi Rama, i cili u nis për një vizitë drejt Italisë.
I pyetur nga gazetarët, Sali Berisha nuk nguroi të ngrinte akuzat ndaj kryesocialistit.
Fluturimin drejt Amerikës e konsideroi emocionues, duke e krahasuar me udhëtimin e vitit 1991.
Madje shtoi se heqja e “non grata”-s është pozitive për Shqipërinë.
Sa i përket axhendës, kryedemokrati theksoi takimet me mbështetësit, por nuk do të ketë një takim zyrtar me presidentin amerikan Donald Trump.
Sali Berisha u shpall “non grata” nga SHBA në maj të vitit 2021. Për këtë, kryedemokrati akuzoi ish-sekretarin amerikan Antony Blinken dhe axhendën e kryeministrit Edi Rama. (A2 Televizion)