“Berisha nuk duhet të ikë”, Alimehmeti: Nuk është problemi te PD

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 21:12 | Politikë

Mjeku dhe ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti mendon se nuk është ende momenti që Sali Berisha të largohet nga drejtimi i partisë më të madhe opozitare, ndonëse mori një rezultat shumë zhgënjyes në zgjedhjet e 11 majit.

I ftuar në Temp me Aurora Sulçen, Alimehmeti shtoi se Sali Berisha gëzon ende mbështetje në bazë, teksa kritikoi sistemin zgjedhor, që në fakt u miratua nga të dyja forcat kryesore në vend.

“Brenda këtyre zgjedhjeve disa qarqe shkuan më keq se të tjerat. Berisha nuk duhet të iki. Jo mendoj që jo në këto momente. Kjo shkon ka mbështetje apo jo nga anëtarësia. Unë që vij nga terreni, mendoj që nëse është puna për të gjetur klauzola... Duket sikur problemi në këtë vend është PD. Nëse do ishte kështu që PD i ka të gjitha fajet, po pati dhe 9 forca të tjera dhe shumë oferta të tjera. PS nuk e duan, PD nuk e duan. Nuk të lë sistemi, bëj çfarë të duash. Po merremi me të dytën pa zgjidhur të parën. Sistemi është bërë gabim. Kur është bërë ka pasur zëra kundër”, tha Alimehmeti në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos