“Raporti më i keq”, eksperti: Nuk ishte realist, gjuha e OSBE as mish as peshk

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 20:37 | Politikë

“Raporti më i keq”, eksperti: Nuk ishte realist, gjuha e OSBE

Eksperti për çështje zgjedhore, Gerti Shella e cilësoi raportin e OSBE si më të keqin, jo për atë që ka thënë, por për atë që nuk ka thënë.

Në Terminal, me Aurora Sulçen, Shella shpjegoi se gjuha e përdorur në raport linte për të dëshiruar, teksa shton se edhe kur fliste për parregullsi nuk e thoshte me gojën e tij.

“Raporti nuk kishte asgjë të re. Ky ishte raporti më i keq, për atë që nuk ka thënë. Kam përshtypjen që cfarë opinioni publik apo ata që vëzhgojnë zgjedhjet, kanë thënë përpara se ky raport të dilte është shumë më tepër, shumë më cilësor, ka mendim më të kualifikuar sesa vendosen gjetje apo mendime në këtë raport.

Është raport difektoz sepse nuk ka një krye të dedikuar për ne. Pra bën disa gjetje, i vendos një dru as mish as peshk, me rekomandimet në konfliktin e interesit. Ky është një raport që në një far  kuptimi nuk i bie bilbilit arbitri, nuk ka një penallti, një goditje dënimi. Kur e raporton gjënë e keqe, nuk e thotë në gojën e vetë. Ky raport nuk e tregon realitetin”, tha Shella në A2. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos