Hetimet ndaj zv.kryeministres Balluku, Rama: Ne kemi punën tonë, drejtësia të sajën

Nga A2 CNN
25 Tetor 2025, 14:31 | Politikë

Hetimet ndaj zv.kryeministres Balluku, Rama: Ne kemi punën tonë,

Kryeministri Edi Rama është pyetur nga Deutsche Welle lidhur me raportimet në media sa i takon hetimeve ndaj zv.kryeministres Belinda Balluku.

“Nuk kam asnjë koment për asnjë rast. Siç e kam thënë, ne kemi punën tonë, drejtësia punën e vet dhe deri kur çështje të caktuara marrin formën e tyre të prerë, të gjithë njerëzit janë të pafajshëm dhe janë të padënueshëm nga gjykata popullore e politike dhe e mediave që i shërbejnë politikës”, ishte përgjigja e kryeministrit Rama.

Deri më tani, asnjë detaj ende nuk është bërë i ditur zyrtarisht nga SPAK, ku përgjigja ndaj kërkesava për informacion ka qenë “Prokuroria e Posaçme nuk ka asgjë për të ndarë me median”.

Më herët, Balluku është denoncuar në SPAK nga kreu i grupit Parlamentar Gazmend Bardhi, i cili i ka adresuar një sërë akuzash sa i takon ushtrimit të detyrës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos