Berisha nuk tërhiqet, fton sërish Ramën në debat: Hajde që nesër, të ballafaqojmë programet

Nga A2 CNN
5 Prill 2025, 21:44 | Politikë

Berisha nuk tërhiqet, fton sërish Ramën në debat: Hajde

“Hajde urdhëro nesër”. Sali Berisha për të dytën herë në 24 orë e ftoi kryeministrin Edi Rama në debat, duke e sfiduar me këto fjalë nga Vau i Dejës.

Kreu i Partisë Demokratike kërkoi një përplasje direkte me kryeministrin, për të vënë në peshore programet e të majtës dhe të djathtës, të cilat kërkojnë të qeverisin vendin pas 11 majit.

Por ta përfundojmë me një ftesë: hajde urdhëro nesër ose hajde këtu po deshe para këtyre burrave dhe grave, të bëjmë një debat. T’u themi shqiptarëve se çfarë do bëjmë ne dhe çfarë do bësh ti dhe jo të kopjosh programin që para 3 muajsh e quaje humnerë”, ishte ftesa e kryedemokratit për shefin e qeverisë.

Më tej Berisha tha se Rama “nuk vjen dot”. “Nuk mund të dalë se ka nga flokët tek këmbët vetëm mashtrime. Prandaj dhe ne më 11 maj votojmë njishin, numrin hyjnor. Votojmë njishin, numrin e fitores”, u shpreh lideri i opozitës.

Ndër të tjera në fjalën e tij para demokratëve në Vaun e Dejës ai nënvizoi se u rikthye në politikë për të nxjerrë opozitën fituese dhe për ta bërë Shqipërinë madhështore, ashtu siç edhe është slogani i PD në këto zgjedhje.

Sali Berisha u kthye se ti doje një Shqipëri pa opozitës. Doje një Shqipëri në të cilën opozitën ta tërhiqje për hunde. Ta kontrolloje. Të ndihmuan edhe të tjerët. Po ja ku është populli opozitar, është populli i idealeve. Shqiptarët janë njerëz me ideale. Dhe unë ua them ju këtu,  nuk jam në politikë absolutisht kësaj radhe për asnjë interes personal. Jo, jo. Nuk jam në politikë për interesa pasurie. Nuk jam në politikë për asnjë qëllim tjetër, përveçse misionit të Shqipërisë Madhështore. Përveç bindjes time të thellë se shqiptarët në vendin e tyre duhet të begatohen më shumë, të kenë rroga të larta gjithnjë e më shumë, të kenë punësim gjithnjë e më shumë. Këto janë qëllimet e misionit”, deklaroi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos