
Pas rreth 7 orësh ka përfunduar mbledhja e kryeministrit Edi Rama me drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e komisioneve në Pogradec.
Burime brenda takimit bëjnë me dije se i gjithë fokusi i diskutimit ka qënë në mënyrën e re sesi do të paraqitet administrata publike tek qytetari, dhënia e shërbimit në mënyrë efikase, të shpejtë e komunikimin e ri që do të jetë midis ministrave - deputetëve - kryetarëve të bashkive dhe drejtorëve rajonale.
Në fjalën e kryeministrit Rama fokusi ka qenë tek arroganca jo e munguar në administratë, teksa ka kërkuar një ndryshim rrënjësor të sjelljes së saj me qytetarin e sidomos të atyre rasteve të cilët nuk kanë marrë zgjidhje.
Ditën e nesërme do të raportojnë ministrat përkatës, të cilët do të shprehen mbi objektivat e vendosura me pare dhe çfarë është arritur deri më tani.
Burime bëjnë me dije se pjesë të raportimit do të jenë dhe drejtore të agjencive të rëndësishme shtetërore si AKSH etj, ndërsa nuk priten lëvizje të mundshme të kabinitetit, të paktën, në Pogradec.
Të njëjtat burime shtojnë se në javën e parë të Shtatorit, do të thirret asambleja kombëtare e PS. (A2 Televizion)