Kryetari i bashkisë së Cërrikut Andis Salla është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministër i Bujqësisë. Në fjalën e tij Rama vlerësoi kontributin e tij në bashkinë e Cërrikut.
“Kam vendosur t’ia besoj një të riu nga një provincë më ka lënë mbresë me përkushtimin e tij me mjete financiare modeste ka provuar me shembuj konkrete që jo vetëm e kupton, por e ndjen fshatin duke kërkuar me sukses financime nga donatorë. Kryetari i Bashkisë së Cërrikut do të jetë Ministri i ri i Bujqësisë e Zhvillimit Rural. E di që kjo që po i besoj është një sfidë. Unë besoj që të rinjtë fjalëpak kanë të drejtë të vihen në prova të forta dhe të besojnë që puna këmbëngulëse të sjell mundësinë të ngjitesh në karrierë”.
(A2 Televizion)