Delina Ibrahimaj është propozuar nga kryeministri Edi Rama si ministre e Ekonomisë dhe inovacionit.
Aktualisht Ibrahimaj mban postin e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit.
Në vitin 2016 ka qenë anëtare e Këshillit të Statistikave, INSTAT, në 2017 e në vijim anëtare e Këshillit Drejtues të FED Invest dhe anëtare e Institutit të Sigurimeve Shoqërore.
Ndërsa, ajo mori emër në vitin 2019, kur u emërua në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, të cilën e mbajti deri në vitin 2021, përpara se të emërohej ministre. Ajo u emërua në krye të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë në shtator 2021 dhe u lirua nga detyra në shtator 2023.
Që prej muajit shtator 2023 ajo mbante detyrën e Ministres së Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit. (A2 Televizion)