Kryeministri Edi Rama propozoi Besfort Lamallarin ministër të ri për Drejtësinë.
“Një funksionar shembullor i shtetit në çdo drejtim, profesionist i përkushtuar, drejtues i mençur sa herë i kërkohet që të shkojë të zgjidhë një punë që të tjerët nuk e zgjidhin, Besfort Lamallari do të jetë ministri i ri i Drejtësisë”, tha Rama, shkruan A2.
Kryeministri shtoi se “pas një pune të mirë, Ulsi Manja do të rimarrë drejtimin e Komisionit Parlamentar për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike”.
“Eksperienca e tij jep siguri në drejtimin e këtij komisioni kyç nga do kalojë i gjithë lumi i rrëmbyer i reformave për Shqipërinë 2030 në BE”, theksoi Rama. (A2 Televizion)