Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është shprehur se kryeministri Edi Rama i propozoi Bexhet Pacollit postin e zv/kryeministrit, me qëllim që ky i fundit t’i jepte Aeroportin e Vlorës.
Përmes një deklarate për mediat, Berisha shtoi se Pacolli e kishte refuzuar këtë ofertë të kryeministrit Rama, shkruan A2 CNN.
Berisha thotë gjithashtu se në kabinetin e ri qeveritar të Ramës nuk ka asnjë verior, ç’ka sipas tij do të thotë se kryeministri ka shprehur urrejtjen ndaj veriut të Shqipërisë.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Tani, dy fjalë për kabinetin. E turpshme, domethënë.
Kabineti, u rivendosën në detyra të gjithë bashkëhajdutët kryesorë. Imagjinoni ju, Lubi Balluku, Lubi Tunëli, mund të quhet, i Llogarasë. Që kur është bërë ministre ajo, hajni të madhe në këtë vend që të mos ketë firmën e saj.
Jo!
Ajo nuk mund të ikë. Natyrisht, mesa shoh unë këtu, do të më falni, por është shprehur urrejtja patologjike për veriun. Asnjë nga veriu nuk mund të kishte. Armiq! I propozoi, më thanë, se është e vërtetë, të më ndiejë z.Pacolli, i ka propozuar z.Pacolli zv.kryeministër, me kusht që t’ia japë aeroportin, por ai për dinjitet, ia ka refuzuar ofertën. Ia ka refuzuar ofertën, dhe dy personalitete të Kosovës, të cilat ka menduar t’i zëvendësonte me ndonjë verior, se nuk i gjeti dot kësaj here, por ky është kabineti i parë në të cilin janë përjashtuar,ka shprehur urrejtjen e tij të papërmbajtur ndaj veriut të Shqipërisë.
Dhe kjo, nuk është rastësi. Jo.
Do ju them një gjë ju.
Kurrë pushtues, apo diktator që të ketë mbajtur këtë qëndrim që ka mbajtur ky ndaj veriut, nuk ka patur dhe nuk ka.
Investimet në veri janë më pak se 1/13 e investimeve në zona tjera të Shqipërisë.
Por mos harroni, ua them këtu, se veriu në buxhetin e këtij vendi, ka një kontribut shumë thelbësor. Vetëm Rruga e Kombit, ka një kontribut jo më pak se 400 milionë euro.
Kurse, kaskada ka një kontribut prej miliarda eurosh. Pra, një zonë që ka një kontribut madhor në financat e vendit, trajtohet në mënyrën më të diskriminuar, trajtohet me urrejtjen më të madhe për fajin e vetëm se nuk e votojnë.
Kjo është.
Tani, a më vjen mua keq, që këtu nuk është nga ajo që i thoshte: Zeusi. Ajo ishte turpi i veriut dhe i Shqipërisë, që i thoshte Edi Rama është Zeusi.
Prandaj, duhet të them që nuk ka përjashtuar, urrejtja e tij nuk ka kufij. (A2 Televizion)