Qeveria “Rama 4”, Berisha: Kabinet i përzier, mes përfaqësuesve të Sorosit dhe krimit të organizuar

Nga A2 CNN
11 Shtator 2025, 15:21 | Politikë

Qeveria “Rama 4”, Berisha: Kabinet i përzier, mes

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, e cilësoi qeverinë Rama 4 një kabinet të përzier mes njerëzve të George Soros dhe krimit të organizuar.

“Pirro Vengu, është anëtar me shpirt dhe dokumente i kartelit Troplini, sepse gjatë drejtorisë së tij Troplini sundoi tërësisht karteli. Pirro Vengu hapi rrugën në mënyrë që miliardat e drogës të vijnë me petkun e Alalabarit në Durrës.  Ka vendosur këtu Mirela Kumbaron, që e ke vështirë ta kuptosh kur është e dehur dhe kur flet normal, që shkatërroi të gjitha zonat e mbrojtura. Elisa Spiropali ministre e Jashtme. Nuk ka pasur ai post gjë më qesharake se kësaj here. Niko Peleshi, është me disa dosje korrupsioni në Skap. Pra, të themi që ky është kabineti i fundit dhe i funeralit të narkodiktaturës, për të cilin ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet të ja shkurtojmë ditët sa më shpejt”, tha Berisha në një konferencë për mediat.

“Delina Brahimi është për narko-ekonominë. Edhe kjo është e besuar për narko-ekonominë. Gonxhe, një nga hajdutët më profesionistë të këtij vendi, i paskrupullt. Anëtar i Ndraghetës me punët e tij në bashki, bashkë me atë Maznikun. Ndërtoi Formula 1, me taksat që u merr qytetarëve 200 e ca milionë euro. Nuk ndërtojnë bajpasin e Elbasanit që u kushton qytetarëve të Elbasanit dhe gjithë juglindjes, kohë dhe vuajtje”.

“Kemi të bëjmë me një kabinet të përzier, mafiozësh apo njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me Shqipërisë, përfaqësues të Xhorxh Sorosit, përfaqësues të krimit të organizuar. Është vendosur edhe Toni Gogu. Çfarë do ky në qeveri? Ky do të dalë në dëshmi të tjera më vonë. Unë mendoj se, as nuk mund të ishte ndryshe nga kjo që ka ndodhur”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos