Berisha takon kryeministrin kroat: Fokusi te zgjedhjet dhe forcim i bashkëpunimit mes dy vendeve

Nga A2 CNN
30 Prill 2025, 18:17 | Politikë

Berisha takon kryeministrin kroat: Fokusi te zgjedhjet dhe forcim i

Në Kongresin e Partisë Popullore Evropiane në Valencia, kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha u takua me kryeministrit e Kroacisë, Andrej Plenković. Gjatë takimit u diskutua mbi zhvillimet politike në Shqipëri, sfidat që vijnë nga regjimi aktual, si dhe zgjedhjet e ardhshme vendore të 11 majit.

“Kryeministri Plenković dhe delegacioni kroat shprehën mbështetjen për proceset demokratike në Shqipëri, dhe vlerësuan rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit politik dhe institucional ndërmjet forcave të qendrës së djathtë në rajon”, thuhet në njoftimin e PD-së.

“Palët riafirmuan angazhimin për të thelluar marrëdhëniet dypalëshe, me theks të veçantë në fushat e diplomacisë, kulturës dhe integrimit evropian, në funksion të forcimit të lidhjeve mes dy vendeve dhe përparimit të interesave të përbashkëta”, vijon njoftimi.

Siç raporton zyra e shtypit e PD-së “takimi u zhvillua në një atmosferë të përzemërt dhe me pjesëmarrjen edhe të Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, z. Gordan Grlić Radman, si dhe Ministres së Kulturës dhe Medias, znj. Nina Obuljen Koržinek”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos