Shkollë pa kufizim moshe, Rama: Program inovativ, do ta përurojmë me Macron

Nga A2 CNN
30 Prill 2025, 15:18 | Politikë

Në mesin e majin, së bashku me presidentin francez Emanuel Macron, kryeministri Rama lajmëroi që do të përurohet struktura e re teknologjike, një shkollë pa kufizim moshe. Këtë lajm e dha në një takim me të rinjtë, pjesëmarrës në kurset e kodimit.

“Këtu tek piramida për pak ditë, besoj në mesin e majit kur do të bëhet Samiti i Komunitetit Politik Evropian, është planifikuar që së bashku me presidentin e Francës të hapim dhe një tjetër strukturë, është tanimë gati. Ngjitur këtu. Është një strukturë shumë e njohur tanimë në botën e teknologjisë, një shkollë tërësisht ndryshe nga shkollat tradicionale. Quhet “Ecole 42” ku jepet mundësia të gjithëve pavarësisht moshës, pavarësisht backgroundit akademik, shkollës që kanë kryer që të konkurrojnë për të hyrë në atë shkollë dhe me një program shumë më specifik dhe inovativ. Edhe një 40-vjeçar, edhe një 45-vjeçar, edhe një 50-vjeçar të ketë këtë shans, edhe të mos shihet si një dinozaur, kur i afrohet sistemit të teknologjisë, është fantastike.

Nga ana tjetër ne jemi shumë të vetëdijshëm që paralelisht me çka bëjmë për të nxitur sipërmarrjen në këtë fushë, kemi një hendek akoma të konsiderueshëm në kërkim-zhvillim dhe duhet të japim më shumë së bashku, për të forcuar pikërisht kërkim-zhvillimin dhe për të zvogëluar hendekun që ka sot midis universitetit dh tregut dhe për të kuptuar se e ardhmja europiane e jona është këtu”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos