“SPAK të hetojë shkeljet me postën”, PD: Problemet me votën e diasporës, po cenohet integriteti i zgjedhjeve

Nga Anesti Barjamemaj
30 Prill 2025, 15:06 | Politikë

Shumë fletë votimi nuk kanë shkuar në adresën e emigrantëve, ndërsa shumë të tjera kanë shkuar me probleme. Në këtë përfundim ka arritur Partia Demokratike në përmbyllje të procesit të dërgimit të zarfeve me fletën e votimit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve te votuesit nga jashtë.

Drejtuesja politike e diasporës në Partinë Demokratike dhe përfaqësuesi ligjor i selisë blu pranë KQZ-së në një konferencë për mediat kanë listuar problematikat e hasura me votimin nga jashtë deri më tani.

“Një ndër problematikat është mos shkuarja në adresë përkatëse për të tërhequr zafrin siç është marrëveshja, ka patur raste  që ka munguar fleta e votimit. Ka patur raste që zarfet janë hedhur në oborr ose e ka marrë komshiu që nuk është e ligjshme”, u shpreh Topalli.

Topalli pohon se nëse problematikat nuk rregullohen mund të cenohet dhe integriteti i zgjedhjeve, ndaj një thirrje pati për KQZ-në.

“T’i kërkojë DHL-së që të përmbushë detyrimet ligjore dhe logjistike. Thyerja e afateve dhe standardeve të vendosura në ligj është një cenim i votës dhe cenon integritetin e zgjedhjeve” shtoi Topalli.

Edhe përfaqësuesi ligjor i Partisë Demokratike, Franci Nuri pati një thirrje dhe për SPAK që të hetojë nën kontraktimin e postës nga DHL për shpërndarjen e zarfeve në Greqi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos