Pas thirrjes së Sali Berishës ndaj nxënësve që të bojkotojnë mësimin, pas vendimit të qeverisë për mbylljen e TikTok-ut ka ardhur edhe reagimi i deputetit socialist Erion Braçe. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe shprehet se të bësh një deklaratë të tillë do të thotë të kesh probleme mendore.
Sipas deputetit socialist Erion Braçe kjo thirrje është një tmerr që hyn në veshtët e fëmijëve dhe prindërve. Në postimin në Instagram, Braçe ka ndarë një video nga gjimnazi “Besnik Sykja”.
“Çfarë duhet të jesh që t’i thuash një fëmije: mos shko në shkollë në një shkollë (Gjimanzi Besnik Sykja) si kjo se të kanë mbyll TikTok! Por rri në TikTok, mos mëso, se po të mësosh të bën dëm, mos nxë se po të nxësh të bën dëm, por të lexosh e të rrish në TikTok. Duhet të kesh probleme të mëdha, shumë të mëdha mentale që t’i thuash një fëmije që po të pengojnë lirinë e shprehjes. Po ta pengojnë lirinë e shprehjes se kanë mbyllur TikTok0n. Nuk e di po është një tmerr, një tmerr që vazhdon dhe hyn në veshët e çdo fëmije, hyn në veshët e çdo prindi që praktikisht do që fëmija i tij të jetë më i miri, do që fëmija e tij të bëhet i ditur. Dhe i ditur përmes kallashnikovëve në TikTok nuk bëhesh”, shprehet deputeti socialist.
Ditën e sotme Sali Berisha u bëri thirrje nxënësve që të bojkotojnë mësimin dhe të bëjnë grevë në shenjë proteste për mbylljen e platformës Tik-Tok. Lideri demokrat kërkoi gjithashtu nga të gjithë prindërit që të mos dërgojnë fëmijët në shkolla. Ai premtoi se me ardhjen në pushtet do të rihapë këtë rrjet social.
(A2 Televizion)