Brunilda Mersini në garë për Bashkinë Vlorë, KQZ i jep mandatin Briseida Çakërrit

Nga A2 CNN
29 Tetor 2025, 16:14 | Politikë

Brunilda Mersini në garë për Bashkinë Vlorë, KQZ i jep

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i ka dhënë mandatin Briseida Çakërrit në radhët e Partisë Socialiste në Vlorë.

Ajo zëvendëson Brunilda Mersinin, e cila la mandatin për të kandiduar në zgjedhjet e pjesshme për Bashkinë e Vlorës, që do të mbahen më 9 nëntor, shkruan A2 CNN.

Në mbledhjen e zhvilluar të mërkurën, KQZ konfirmoi se Çakërri mori mandatin e deputetes si pasuesja në listën e kandidatëve të 11 majit, me më shumë vota.

Kujtojmë se në zgjedhjet e pjesshme lokale të 9 nëntorit në Vlorë do të garojnë Brunilda Mersini nga PS dhe Dijonis Sota si kandidat i pavrur, por i mbështetur edhe nga opozita. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos