
Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Etjen Xhafaj, është emëruar drejtor i Postës Shqiptare.
Vendimi mban datën 27 tetor 2025, dhe është firmosur nga ministrja Delina Ibrahimaj.
Në dokumentin zyrtar theksohet se ky vendim hyn në fuqi menjëherë, shkruan A2 CNN.
Xhafaj ka mbajtur më herët funksione politike dhe administrative në radhët e Partisë Socialiste dhe qeverisë, duke qenë ndër figurat e njohura të brezit të ri socialist.
(A2 Televizion)
