"Binaj ka aleat njerëzit", Alimehmeti: Manastirliu hyn e del në SPAK

Nga A2 CNN
22 Tetor 2025, 19:12 | Politikë

"Binaj ka aleat njerëzit", Alimehmeti: Manastirliu hyn e del

Në Ditarin e pasdites me Pandi Gjatën, këshilltari demokrat në Bashkinë e Tiranës, Ilir Alimehmeti bëri një krahasim mes dy kandidatëve kryesorë që do të përballen mes tyre për të marrë drejtimin e bashkisë më të madhe në vend, Florian Binaj dhe Ogerta Manastirliun.

Alimehmeti u shpreh se Binaj ka aleatë njerëzit e thjeshtë, teksa Manastirliu “që hyn e del në SPAK”, ka krah saj të njëjtët njerëz si ajo që po ashtu kanë probleme me drejtësinë.

“Binaj ka aleat njerëzit, ndërkohë që një kandidate që hyn e del nga SPAK ka në krah njerëz që hyjnë e dalin në SPAK. Ata do mbështesin njerëzit e tyre. Do i dalë koka dhe këtyre. Kishte ç’kishte Erion Veliaj, pa u bërë kryetar bashkie nuk kishte probleme me drejtësinë. Ndërsa këta pa u bërë fare, ne kemi kandidate një zonjë që ka probleme me drejtësinë kaq”, tha Alimehmeti në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos