Kryeministri Edi Rama është pritur nga homologu britanik, Sir Keir Starmer në nisje të Samitit të Procesit të Berlinit, që po mbahet në Londër.
Në fotografitë e publikuara nga vetë kryeministri Rama, duket momenti kur kreu i qeverisë shqiptare, sëbashku me liderët rajonalë janë ulur në tryezën e bisedimeve me kryeministrin britanik dhe kancelarin gjerman Merz.
Së bashku me Ramën, në takim marrin pjesë edhe liderë të tjerë të Ballkanit Perëndimor, shkruan A2 CNN.
Kujtojmë se Rama ishte edhe ditën e djeshme në Londër, ku mori pjesë në takime të zhvilluara atje me eksponentë ndërkombëtar.
Ditën e djeshme, Rama foli për disa çështje me rëndësi globale, si lufta në Ukrainë, çështja e Kosovës, si dhe për Presidentin e SHBA-ve, Donald Trump. (A2 Televizion)