Gjykata e Posaçme e Apelit rrëzoi kërkesën e ish-deputetit demokrat, Ervin Salianji, për të urdhëruar SPAK-un të hetojë kreun e Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, për veprën penale të “shpërdorimit të detyrës”.
Në Apel, Salianji ankimoi vendimin e Gjykatës së Posaçme të disa muajve më parë, që la në fuqi vendimin e SPAK për të mos nisur hetim penal ndaj Sadushit. Në përfundim të shqyrtimit të ankimit, gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Nertina Kosova vlerësoi se vendimi i Shkallës së Parë duhet të miratohej. Në këtë mënyrë, për të dytën herë një vendim gjyqësor i dha përgjigje negative ish-deputetit në pretendimet e tij për të hetuar kryegjyqtarin e lartë.
Kallëzimi i Salianjit ndaj Sadushit, por edhe kancelares së Gjykatës së Lartë, Anila Kulo, u depozitua në SPAK në ditët e para të prillit, kohë kur ish-deputeti vuante një dënim me 1 vit burg. Demokrat Salianji pretendonte në kallëzim se Sadushi e Kuli kishin shpërdoruar detyrën në dy raste, përmes veprimeve fiktive në përzgjedhjen e gjyqtarëve relatorë, që shqyrtuan dy kërkesa të Salianjit në Gjykatën e Lartë.
Sipas tij, Gjykata e Lartë kishte ndryshuar brenda 48 orësh me gjyqtarin Sokol Binaj, gjyqtaren Albana Boksi, të zgjedhur me short për shqyrtimin e rekursit të tij ndaj vendimit që e çoi bë burg.
Në rastin tjetër, për shqyrtimin e kërkesëssë tij për pezullim të vuajtjes së burgut, gjyqtari Binaj ishte caktuar pa short.
Dy ditë pas kallëzimit, prokurori i SPAK vendosi “mosfillim hetimi”, me pretendimin se veprimet e zyrtarëve të Gjykatës së Lartë nuk përbenin vepër penale, qëndrim që u la në fuqi në Shkallën e Parë dhe Apelin e Gjykatës së Posaçme. (A2 Televizion)