Debat në Off the Record për patronazhimin, Boçi: Benet Beci pushoi dy persona se u bënë komisionerë

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 21:03 | Politikë

Debat në Off the Record për patronazhimin, Boçi: Benet Beci

Një debat ka pasur në Off the Record mes nënkryetarit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi dhe ish-kandidatit të PS për deputet Mirgit Vataj për çështjen e patronazhistëve.

Teksa Vataj tregon disa raste gjatë fushatës që ka mësuar për anëtarë të PD që punojnë në administratë dhe nuk u ka ndodhur asgjë, Boçi solli në vëmendje një denoncim që ai kishte bërë në atë kohë se dy persona u shkarkuan nga kryebashkiaku i Shkodrës pasi ishin komisionerët të PD.

“Në zonën që kam mbuluar unë, kam pas informacion për kryetarë grup seksionesh të Partisë Demokratike që janë në administratë. Asnjë nuk u lëviz nga puna, as u kërcënua. Punojnë në administratë dhe kanë punuar për PD dhe as i kam kërcënuar, intimiduar dhe vijojnë punën”, tha Vataj.

“Beneti shkarkoi nga puna dy persona që pranuan të jenë komisionerë të PD. U shkarkuan pse pranuan të bëhen komisionerë. A e shikon çfarë mesazhi i rëndë. Arsimtarët duhet të dorëzonin numrin e votave të drejtoresha. Ju keni një skalion të fortë. Ju kërcënoni me vendin e punës, kërcënimin e butë. Kemi me mijëra raste që keni kërcënuar, i keni marrë numrin e telefonit për votën e emigrantëve”, ishte kundërpërgjigja e Boçit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos