“Dush të ftohtë” kryebashkiakëve Rama: Në gjumë, edhe të mitë edhe ''hudhrat blu''

Nga A2 CNN
23 Tetor 2025, 18:12 | Politikë

“Tropojë, Elbasan, Përmet, Belsh dhe Skrapar. Janë 5 bashkitë që kanë marrë asistencën e vetëqeverisjes vendor. Vetëm në këto numri i shprehjes së intersit është më shumë se 500”, tha ministri Demo.

Shifrat e prezantuara nga Ministri për Pushtetin Vendor, Ervin Demo, mbi aplikimet për paketën e maleve dhe ecurinë e punës në bashkitë e vendit nuk janë mjaftueshëm të kënaqshme për kreun e qeverisë. Më shumë se 10 milionë euro shkon vlera e projekteve, të cilat kanë synim që të rrisin ekonominë vendore, por për Edi Ramën, bashkitë do të duhej që të kishte bërë më shumë dhe të kishin përcaktuar zonat prioritare.

Pakënaqësi nuk kishte vetëm me kryebashkiakët që mbajnë veshur kostumin rozë, por edhe ata që vijnë nga radhët e Partisë Demokratike.

Kreu i qeverisë paralajmëroi ndryshime në ligjin për paketën e maleve për të lehtësuar procedurat. Por për kryebashkiakët kishte një ultimatum.

Sipas ligjit aktual investitorët që realizojnë projektet do të kenë të drejtën të blejnë pronën me vlerën simbolike prej 1 euro, dhe nëse ka probleme pronësie do të jetë shteti garantor për të zgjidhur konfliktin. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos