
Ish kandidati për deputet në radhët e Partisë Socialiste, Mirgit Vataj ishte i ftuar në Off the Record ku u bë një analizë e detajuar e raportit të ODIHR për zgjedhjet e 11 majit.
Vataj deklaroi se opozita nuk duhet të bëjë viktimën, teksa përmendi raste të zyrtarëve të PD që intimidonin votuesit.
“Ishte një garë e ashpër. Listat e hapura kishte të bënte me konkurrencën. Në cdo takim për fushatë nuk e kam ndeshur. Raporti e thekson që pjesëmarrësit kishin liri për të zgjedhur. Gjithashtu zgjedhjet ishin konkurruese. Ka pasur indimidim të votuesve kishte në Vorë. Ku deputetë vajtën dhe intimidonin votuesit në qendër të votimi. Të dyja palët duhet të adresojnë shqetësimet në raport”, tha Vataj. (A2 Televizion)
