“Je njësh me kryeministrin”, Artan Hoxha përplaset me Eugen Beçin për pagat e magjistratëve

Nga A2 CNN
15 Shtator 2026, 22:58 | Politikë

Gazetari Artan Hoxha dhe avokati, ish-drejtuesi i Krimeve të Rënda, Eugen Beçi, u përfshinë në një debat në emisionin “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2CNN.

Duke folur për pagat e magjistratëve, Beçi dhe Hoxha u përplasën për mënyrën se si po trajtohet kjo çështje dhe për rolin e mazhorancës në sistemin e drejtësisë.

Beçi e akuzoi Hoxhën se po përdorte populizmin në qëndrimin e tij.

“Jo, jo, jo, kam hall tjetër. Në rast se ti je atëherë ti njësh me kryeministrin, sepse ti luan me populizmin”, tha Beçi.

Hoxha e kundërshtoi menjëherë, duke i thënë se po e keqinterpretonte qëndrimin e tij.

Po jo, mos, se po gënjen sy më sy, se the ‘je një me kryeministrin’. Unë po them të kundërtën. Të kundërtën. Populizmin mbaje për vete”, u përgjigj Hoxha.

Gazetari tha se shqetësimi i tij nuk lidhet me pagën që marrin gjyqtarët, por me pavarësinë e sistemit të drejtësisë.

Problemi nuk është rroga e gjyqtarit të apelit për mua fare. Unë po flas për sistemin e drejtësisë, të cilin nuk mund ta marrë nëpër këmbë mazhoranca duke i kujtuar pagën”, tha Hoxha.

Nga ana tjetër, Beçi theksoi se për të nuk është e rëndësishme nëse një gjyqtar merr 2.1 apo 2.5 milionë lekë. Sipas tij, shqetësimi është mënyra se si funksionon drejtësia.

“Nuk më intereson mua merr 2 milionë e 100 mijë apo 2 milionë e 500 mijë. Mua më intereson se si futet mazhoranca te paratë e mia dhe nuk më jep drejtësi”, u shpreh Beçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos