
Pushteti ekzekutiv dhe legjislativ janë shkrirë dhe janë bërë një. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN avokati Eugen Beci, sipas të cilit ky relativizim i frikshëm i institucioneve ka ndodhur për të ngritur kultin e pushtetit ekzekutiv.
“Shqipëria nuk ka tre këmbë por 2, se të një pushteti ia ka futur dikush këmbët në një këpucë. Ekzekutivi e legjislativi kanë patur më shumë dinjitet para 2014. Në këto vite ka ndodhur relativizim i frikshëm, është relativizuar parlamenti, presidenti, ministri e çdo institucion i pavarur që të ngrihet kulti i pushtetit ekzekutiv. Ka patur projekt ligje më cilësore në parlamentet e mëparshme. Është bërë relativizim i frikshëm i çdo institucioni”, theksoi ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Beci sugjeroi që edhe reforma në drejtësi duhet bërë nga e para pasi ka mangësi dhe nuk mund të arnohet. Mangësi sipas tij ka edhe Kushtetuta.
“Kemi një mungesë vullneti, apo papërgjegjshmëri siç është rasti i msozbatimti të vendimeve të GJK. Sot kushtetuta duket si bordero se sa do e kenë rrogën që janë institucionet të shkrira. Nga pikëpamja e konstitucioni Shqipëria ka Kushtetutë të mangët se ka elementë që duhet të ndërrohen. A keni dëgjuar që do mblidhen për të rregulluar ato që ishin të përkohshme? Nuk është marrë njeri me asgjë janë marrë me reformën në drjetësi që tregoi se nuk është bërë mirë. Nuk duhet të arnohet më, por ajo duhet bërë nga e para. Magjistratët duhet të ishin mbledhur më herët sa i përket hartës gjyqësore”. (A2 Televizion)