Dervishi: Problemi i Shqipërisë është 3D-ja, këta nuk kanë standard për dorëheqjen

Nga A2 CNN
1 Shtator 2026, 21:09 | Politikë

Gazetari Lutfi Dervishi deklaroi se “problemi i Shqipërisë është 3D-ja: demografia, demokracia dhe dorëheqjet”.

“Protestuesit kanë dalë sepse kanë halle dhe hallet janë kostot e jetesës, korrupsionin dhe arrogancën. Problemi i Shqipërisë është 3D-ja: demografia, demokracia dhe dorëheqjet. Këta nuk kanë një standard për dorëheqjen. Ti nuk e kupton dot se kur duhet të japë dorëheqjen një zyrtar”, tha Dervishi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

Sipas Dervishit, “nëse krahasohemi me 2013, në këtë vend jetojnë më pak njerëz, jetojnë më shtrenjtë dhe janë më të plakur”.

“Ky është rezultat i reformave të shumta. Nëse i referohemi zgjedhjeve, janë më të këqija sesa në vitin 2013. Quhet autokraci elektorale një sistem patronazhimi, një vijë ndarëse që nuk ekziston mes partisë dhe shtetit. Këto janë shenja autokracie, jo demokracie”, theksoi Dervishi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos