“Diella provokim, opozita nuk duhej të binte në kurth”, analistët: Mungesa e debatit mban aty ku është mazhorancën dhe dëmton opozitën

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 21:37 | Politikë

“Diella provokim, opozita nuk duhej të binte në kurth”,

Prezantimi i Diellës si ministre të Inteligjencës Artificiale në parlament ishte një provokim i mazhorancës, por opozita nuk duhet të binte në kruth dhe duhet të ndryshojë qasje. Këtë mendim ndanë në “Çdo kënd” me Merita Haklajn në A2 CNN, analisti Mentor Nazarko dhe ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë Arben Çejku.

Nazarko paralajmëroi opozitën se duhet të ketë durim pasi provokime si Diella do të jenë të shumta gjatë kësaj legjislature.

“Avatari i Diellës ishte një provokim, por opozita nuk duhet të binte në atë provokim dhe si ky do të ketë gjatë kësja legjislature dhe të gjithë duhet të jenë të pajisur me durim. Sjellja e ashpër e bojkotuese nuk sjell më shumë vota dhe nuk përmirëson imazhin e saj ndërkombëtar”.

Edhe diplomati Çejku theksoi se opozita duhet të ketë një qasje serioze dhe të jetë në aleancë me qytetarët.

“Është një teatër që zhvillohet gjithmonë deputetë u kthyen shpinën qytetarëve dhe filluan lojën parlamentare. Mazhoranca tregoi dobësi përballë një opozite të kufizuar. Mazhoranca ka gjithë kohën për t’ia dhënë mundësinë por edhe opozita duhet të ndryshojë qasje. Të gjithë janë koshientë që opozita me kaq numra nuk mund të diktojë asgjë dhe aleancë me qytetarët duhet të kishte durim për ta sjellë në linjë të ballafaqimitqasjen e saj. Opozita duhet të ndryshojë qasje në raport me mazhoranca dhe nga ana tjetër nuk pres që kjo supermazhorancë të heqë disa pushtete dhe të vijë më i lehtësuar përballë opozitës. Opozita duhet të nxjerrë leksione dhe të jetë në aleancë me qytetarët”.

Ndërsa eksperti për çështjet ndërkombëtare, Altin Gjeta u shpreh se mazhoranca ka treguar që nuk ka respekt për parlamentarizmin, por opozita sipas tij duhet të jetë e interesuar që të ketë debat thelbësor, se ndryshe rrezikon. Ai thekson se mungesa e transparencës dhe debatit mban aty ku është mazhorancën dhe rrezikon opozitën.

“Duhet të ishtë një seancë ku palët do të ngriheshin në nivelin që pritet nga qytetarët. Duhet të kishte debat cilësor. Mazhoranca ka treguar që nuk ka respekt për parlamentarizmin, por opozita është e interesuar që të ketë debat thelbësor dhe ta mbajë përgjegjëse qeverinë se qytetarët nuk dëgjuan kush është vizioni e programi qeverisës. Kjo ishte në dëm të opozitës më shumë se mungesa e transparencës dhe debatit mban aty ku është mazhorancën dhe rrezikon opozitën”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos