Rama plan për ta bërë PD si PASOK në Greqi? Cara: Rama nuk do opozitë përballë, do ta shpërbëjë

Nga A2 CNN
19 Shtator 2025, 18:41 | Politikë

Deputeti demokrat Igli Cara në “Ditari i Pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN komentoi zhvillimet e fundit politike, duke u ndalur në veçanti te skenat në Parlament, ku në 30 minuta seancë pa debat, u votëbesua qeveria e re, “Rama 4”.

Cara u shpreh se Rama është “i pangopur në luftën e tij për pushtet”. Sipas ligjvënësit të PD, kryeministri do një opozitë që të mos ekzistojë dhe të mos ketë asnjë zë kundër që e bezdis.

I pyetur nëse ka një skenar nga kryeministri Edi Rama për përçarjen e PD ashtu siç ndodhi me PASOK-un në Greqi, Cara u përgjigj duke thënë se plani është shpërbërja e opozitës.

Jam dakord, Rama pretendon që të mos ketë një opozitë trë shëndoshë përballë dhe me të gjitha mënyrat do ta godasë opozitën edhe me lëvizje të papranueshme. E keni parë që thotë se do dërgojmë oferta edhe për përfaqësues të opozitës. Rama synon të bëjë pikërisht këtë, shpërbërjen e opozitës. Opozitës i del një detyrë e madhe. Përballë një Rame të tillë, i duhet një opozitë mbi të gjithë që të sheshojë problemet brenda vetes. S’kemi asnjë moment për të humbur. Unë besoj se së shpejti PD do të bëjë veprimet e duhura për tu përballur me Ramën edhe në Parlament por edhe me protesta”, tha Igli Cara në “Ditari i Pasdites” me Pandi Gjatën, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos