Kryeministri Edi Rama ka mbyllur takimin në Bashkinë e Vlorës. Gazetari i A2 CNN Edi Ruçi raporton se më pas ai është ndalur për kafe në lagjen e vjetër Muradie.
Ai është shoqëruar nga ministri për Pushtetin Vendor Arbian Mazniku, ministri i Mbrojtjes Piro Vëngu dhe presidenti i klubit Flamurtari, Sinan Idrizi.
Gjatë daljes nga Bashkia, Rama nuk ka qenë i shoqëruar nga kryebashkiaku Ermal Dredha dhe as nga deputetët e Vlorës, apo punonjësit e administratës.
Në takimin me dyer të mbyllura që zgjati rreth një orë e gjysmë në bashkinë e Vlorës, mësohet se janë diskutuar një sërë problematikash që shqetësojnë qytetin bregdetar si; mungesa e ujit të pijshëm dhe problematikat e turizmit apo ato të mbartura në vite. Është diskutuar për mbarëvajtjen e sezonit turistik. Gjatë takimit janë diskutuar edhe projektet e reja të kësaj bashkie. (A2 Televizion)