Belind Këlliçi ka vijuar akuzat e ashpra ndaj kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se ka lidhje me funksionarë të kartelit të famshëm të kokainës që operon në Amerikën Latine, Sinaloa.
I ftuar në Off the Record, Këlliçi shtoi se drejtësia është e kapur teksa premtoi se shumë shpejt të gjitha denoncimet e demokratëve do të vërtetohen përpara publikur.
“Miqtë e tij të ngushtë në kartelin Sinaloa dje kanë marrë një goditje të jashtëzakonshme, u janë sekuestruar rreth 14 mln usd rreth 7 tonë kokainë. I priste në zyrë. Funksionarët e kartelit Sinaloa me Dorian Duckën dhe një gjerman i priste në zyrë. Ne nuk do të rreshtim së foluri. Do të vij momenti që do të shihni që nuk flet kot PD. Është drejtësia e kapur, shoqëria civile e kapur… Ky aksion i nisur nga PD do të rezonojë në dyert dhe veshët e duhura brenda dhe jashtë vendit”, tha Këlliçi në A2. (A2 Televizion)