"Do përfundojmë si ish-republikat sovjetike", Dash Shehi: E keqja po na pushton

Nga A2 CNN
20 Tetor 2025, 20:50 | Politikë

"Do përfundojmë si ish-republikat sovjetike", Dash Shehi: E

Dash Shehi kërkon nga opozita një program të mirë, imazh ndryshe, po ashtu dhe lidership për të rrëzuar qeverinë e Edi Ramës nga pushteti.

I ftuar në “Off the Record”, Shehi shprehet se e keqja është duke përfshirë vendin për shkak të pushtetit absolut të kryeministrit Rama dhe shton se Shqipëria mund të ketë fatin e ish-republikave sovjetike.

“Duhet ndërruar qeveritë prandaj është demokracia. Programin ta lexon dhe është i bukur. Detyra jonë është që Brenda programit që duket i bukur ta çmontojmë. Dikur I bënim dhe ne programet dhe thonim është më I bukuri. Opozita duhet të ofrojë një program më të mirë. Si duket nuk mjafton programi, duhet lidershipi, mbështetja ndërkombëtare. Ne se kemi kuptuar. Për të folur kam folur. Nëse nuk e identifikojmë nga na vjen stanjacioni opozitar, nuk bëjmë gjë. Po kalcifikohet një regjim i keq. Do përfundojmë si ish republikat sovjetike që mbarojnë me stan”, tha Shehi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos