Pas 14 vitesh, Tërmet Peçi jep dorëheqjen si kryebashkiak i Tepelenës

Nga A2 CNN
11 Mars 2025, 15:06 | Politikë

Kryetari i Bashkisë Tepelenë, Tërmet Peçi, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Vendimin e konfirmoi vetë, në një komunikim për A2 CNN.

Peçi, i cili mban postin e qytetarit të parë të Tepelenës prej vitit 2011, do të jetë gjithashtu kandidat i PS për deputet në zgjedhjet e 11 majit.

Të martën edhe kryebashkiaku i Matit, Agron Malaj, dha dorëheqjen nga posti, pasi do të kandidojë për PS-në në Dibër.

Listat për kandidatët për deputet duhet të dorëzohen të mërkurën para mesnate në KQZ. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos