"Bashkia Tiranë nuk e respektoi kontratën"- Krasniqi: U kthye në institucion abuzues, zyrtarët janë burgjeve

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 21:32 | Politikë

Bashkia e Tiranës nuk e respektoi kontratën me qytetarët dhe u kthye në një institucion abuzues. Kështu u shpreh në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN politologu Afrim Krasniqi, sipas të cilit shqetësimi kryesor është sistemi që mbrojti dhe legjitimoi një numër të madh zyrtarësh që sot janë para drejtësisë.

“PS ka emëruar kandidatët, kurse PD mirë që po debaton dhe ka njerëz që po debaton për kandidatët se të dy palët kanë shkelur rregullat e demokracisë. Supozohet që kandidati duhet zgjedh me formë tjetër jo ti thuash ti je kandidat apo kush do dalë kandidat se do diskutoj me aleatët që kanë marrë 1%. Shqetësimi që përbën temën kryesore është: Si është e mundur që qytetarët e Tiranës kanë votuar për një bashki që tregoi se nuk e respektoi kontratën dhe e ktheu në institucion abuzues?  Dhe një numër i madh zyrtarësh ndodhen para drejtësisë dhe sistemi që i promovoi, mbrojti dhe legjitimoi dhe na i paraqiti që këta janë e ardhmja e Shqipërisë është i njëjti sistem që kemi sot. Zgjidhja që po afrohet nuk është për të ndryshuar sistemin dhe mekanizmin që e solli këtë gjë por për të gjetur dikë për të kaluar lumin dhe për të fituar kredenciale politike. Ky duhet të ishte shqetësimi kryesor”.

Krasniqi thekson se zgjedhjet në Tiranë nuk do të ofrojnë zgjidhje për qytetarët.

“Së dyti zgjedhjet në Tiranë nuk do të ofrojnë zgjidhje për qytetarët. Asnjë prej tyre që është sot nuk i kanë votuar qytetarët. E prishën kontratën sociale dhe kryetari i bashkisë është i vetmi i votuar”.

Ai thotë se duhet të marrë fund koncepti që partitë të marrin kompetenca kushtetuese. Sipas tij kanë rënë demokracia dhe shteti si koncept e cilësi.

“Problemi i tretë është rënia e demokracisë dhe rënia e shtetit si koncept e cilësi. Të dy këto rënie pranohen si normalitet dhe mentaliteti është për të vijuar përsëri në këtë drejtim. Nuk e mbron njëri individin që shkel ligjin, por koncepti që partia e majtë apo e djathtë shkarkojnë e marrin kompetencën kushtetuese duhet të marrë fund. Një nga aktet zyrtare të partive është që individët e akuzuar për korrupsion nuk promovohen në poste zyrtare. Nëse do ishte zbatuar ky kriter nuk do kishim as presidentin as kryetarin e bashkisë së Tiranës. Kur një individ ka një akuzë zyrtare duhet të pranojë përgjegjësinë e të japë dorëheqjen, është çështje e moralit politik unë dua të jetë një drejtësi që të arreston kur ka prova për ty dhe të nesërmen bën akuzën dhe jo të lë një vit në burg dhe pastaj të bën akuzën”.

Krasniqi apelon gjithashtu se duhet të ndryshojë koncepti i politikës në Shqipëri.

“Për të ndryshuar Shqipërinë duhet ndryshuar koncepti i politikës në Shqipëri. Këta janë të gjithë njëlloj me abuzimin nëse PD do funksiononte me rregullat e PPPE nuk do ishte kurrë drejtpërdrejt e sotme apo PS nëse do funksiononte me PES nuk do ishte kurrë PS e sotme. Rama nuk votohet për 16 vjetësh në parti dhe këto flasin në emër të demokracisë, na përfaqësojnë dhe paguhen me taksat tona dhe ky duhet të ishte debati publik, por për këtë nuk flet njeri”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos