Gazetari e zbulon live: Presidenti Begaj nesër nxjerr datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Nga A2 CNN
29 Shtator 2025, 22:01 | Politikë

“Nesër presidenti Bajram Begaj shpall datën e zgjedhjeve”. Lajmin e dha në “Off the Record” me Andrea Dangllin në A2 CNN gazetari Ardit Rada, duke komentuar zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Duke iu drejtuar deputetit demokrat Luan Baçi, gazetari tha: “Keni 30 ditë kohë për fushatën ndërkohë që ju nuk keni takuar as gjysmën e partive të spektrit opozitar. Mediu, Dule e Meta nuk quhen parti opozitare me peshë. Ju keni sa e sa parti e shoqata për të pyetur kur do ti zhvilloni këto takime".

Ai i kërkoi deputeti demokrat që opozita duhet t‘u flasë qytetarëve në këto zgjedhje për problemet e prekshme dhe jo për bandat.

“Jemi para zgjedhjeve lokale dhe duhet t’i flisni njerëzve jo për banda, por çdo të bëni me ujin pijshëm, taksat vendore, pastrimin e gjelbërimin se kjo është çështja e zgjedhjeve lokale dhe ky është shqetësimi ynë si qytetar”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos