Në 620-vjetorin e lindjes së heroit tonë kombëtar, kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale një video nga sheshi Skënderbej, i cili po përgatitet të presë liderët e Europës në 16 maj. Kreu i qeverisë tregon se atë ditë do të jetë një spektakël i vendit tonë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do të kthejë sytë nga Shqipëria.
“Mirëmëgjes nga sheshi Skënderbej nën hijen e vetë atij, profetit të historisë sonë kombëtare ku do të kalojnë udhëheqësit e Europës në 16 maj dhe këtu po bëhet edhe Shtëpia e Europës me vizatimet e fëmijëve të të gjitha qyteteve të Shqipërisë. Këtu do të presim të gjithë ata që do të vijnë në kryeqytetin e Europës së Ballkanit. Nuk po zbuloj më shumë, por do të jetë një spektakël i Shqipërisë në arenën ndërkombëtare dhe e gjithë bota do të kthejë sytë nga Shqipëria, nga Tirana, nga sheshi i heroit tonë kombëtar”.
Pas kësaj Rama njoftoi vijimin e takimeve elektorale në Librazhd: Shihemi pak vonë në Librazhd. (A2 Televizion)