Gazetari Artan Hoxha deklaroi se vendimet e vetting-ut po rrëzohen në Strasgurg dhe askush nuk mban përgjegjësi për ndërprerjen në mënyrë të jashtëligjshme të mandatit të magjistratëve, por edhe, sipas tij, deformimin e drejtësisë.
“Ka filluar Gjykata Ndërkombëtare e të Drejtave të Njeriut t'i rrëzojë këto të vetting-ut. Kush do mbajë përgjegjësi për ato? Përveçse ka ndërprerë mandatin e magjistratëve, por e ka bërë në mënyrë të jashtëligjshme. Në vend që të bënte drejtësinë e re që kërkonim të gjithë, e ka deformuar dhe na ka vënë para këtij problemi që është sot. Mirëpo, për sa kohë vendimet e gjykatave të sotme nuk kanë shkuar akoma Strasburg, nuk arrijmë dot të gjykojmë këtu. Pse? Sepse kur kanë bërë ligjin, i kanë dhënë një të drejtë prokurorit të SPAK-ut: të mbajë në përgjim gjyqtarët. Dhe aty ka prishur krejt balancat. Është si në futboll, njëra nga skuadrat të përgjojë arbitrin. Dhe ti do presësh vetëm vendimet që po shkojnë në Strasburg dhe vendimet që po kthehen nga Strasburgu çfarë janë? Duhet të mbajë dikush përgjegjësi në këtë vend. Arrestuam guvernatorin e Bankës për vjedhjen e 7 miliardëve dhe i paguam edhe gjysmë miliardi dëmshpërblim; Arrestuam Kajmakun, i dhamë katër vjet rrogë, i dhamë edhe dëmshpërblim. Do mbajë njeri përgjegjësi?”, tha Hoxha në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
(A2 Televizion)