Veliaj u la në burg, aktivistja: Ky është sulm politik

Nga A2 CNN
15 Shtator 2026, 21:20 | Politikë

Aktivistja politike Xhilda Luzi shprehu habinë e saj mbi lënien në burg të Erion Veliajt nga Gjykata e Lartë dhe e cilësoi “sulm politik” ndaj kryebashkiakut të Tiranës.

“Thuhet se hetimi ka mbaruar. Unë si qytetare dua të bëj një pyetje: Nëse ky hetim ka mbaruar, çfarë provash rrezikon kryetari i Bashkisë së Tiranës që të prishë? Sepse tashmë është për t'u gjykuar, nuk është më për t'u hetuar. Absurditetet edhe parregullsitë në procesin gjyqësor dhe shkeljet e të drejtave të njeriut kanë nisur që nga futja e policëve në sallën mjekësore dhe nga moslejimi i gazetarëve dhe pranimit të kamerave”, tha Luzi në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.

“Kemi raste të tjera që kemi po të njëjtët kryetarë bashkie, siç është ai i Kolonjës për shembull, që po gjykohen të lirë. Kryetar bashkie ata, kryetar bashkie Erjon Veliaj. Tirana është kryeqyteti, ka akoma më shumë detyra, më shumë përgjegjësi, më shumë banorë, ka shumë më shumë nevojë për ta pasur kryetarin pranë qytetarëve. Tani, pse ky ligj nuk është i barabartë për të gjithë? Kjo patjetër që ngre shumë pikëpyetje dhe kjo të çon që ky është sulm politik. Që nuk e duan Veliajn dhe ky është sulm politik, kjo është ashiqare tashmë”, shtoi aktivistja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos