Kryeministri Edi Rama ka publikuar një album fotografik nga ceremonia e hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli, duke e cilësuar të rëndësishëm për komunitetin shqiptar në Itali.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama bëri të ditur se gjatë aktivitetit u zhvilluan edhe takime me rektorë universitetesh dhe përfaqësues të katedrës së gjuhës shqipe.

“Fotoalbumi i ditës së hapjes së Konsullatës Shqiptare në Napoli, ku takuam edhe rektorët e universiteteve si dhe përfaqësuesit e katedrës së shqipes”, shkruan kryeministri, teksa ka marrë dhuratë edhe një statujë të tij në miniaturë.
Gjatë qëndrimit në Napoli, Kryeministri Rama vizitoi edhe Katedrën e Gjuhës Shqipe pranë Universitetit “L’Orientale”, një prej qendrave historike të studimeve albanologjike. Kjo katedër lidhet me një traditë të rëndësishme të studimeve shqiptare dhe ka kontribuar ndër vite në ruajtjen dhe promovimin e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare. (A2 Televizion)