“Erion Veliaj është kapitull i mbyllur”, Alimehmeti: 3 muaj për ju bëhen kur e thotë kryeministri

Nga A2 CNN
23 Shtator 2025, 17:10 | Politikë

“Erion Veliaj është kapitull i mbyllur”, Alimehmeti: 3

Erion Veliaj është një kapitull i mbyllur, kështu u shpreh mjeku Ilir Alimehmeti në mbledhjen e këshillit bashkiak për shkarkimin e kryebashkiakut të Tiranës.

Anëtari demokrat i këshillit nuk u kursye në akuza dhe ndaj kolegëve të maxhorancës të cilët sipas tij vonuan shkarkimin e Veliaj deri sa morën një “urdhër” nga kryeministri.

“Për shumë prej aferave që ai ka pasur, ai është një kapitull i mbyllur. Ai nuk I ka bërë vetë këto gjëra, iu ja miratonit buxhetet, vjedhjet, inceneratorët. Do të duhet të bashkoheshit me shkresën tonë që prej majit. Te shtëpia ime prej shkurtit tre muaj bëhen në maj.

Tek shtëpia juaj bën kur thotë kryeministri. Jeni ju që shkuat bëtë betimin si festë në tarracë, kur mbledhja bëhet në këtë sallë. Shkuat ju dhe protestuat përpara SPAK. Ju e bëtë këtë në shkelje të autonomisë vendore. Po të kishit qenë në nivel duhet ta kërkonit ju të parët, e kërkuam ne, por nuk e futët në rend dite.

Erion Veliaj është atje për dëme financiare, e keni ngritur këshillin e dëmeve financiare. Erion Veliaj është kapitull i mbyllur”, tha Alimehmeti. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos