“Unë besoj që radha Çamërisë është shumë afër pas çështjes së Kosovës. Sigurisht që do jetë radha Çamërisë, sepse unë mendoj që amerikanët dhe Perëndimi janë shumë të interesuar për një shtet shqiptar të fuqishëm në Ballkan dhe na i kanë dhënë të gjitha sinjalet”.
Kështu u shpreh gazetari Aulon Kalaja i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN.
“Mendoj që çështja shqiptare është çështje shumë e rëndësishme, është çështja e gjithë çështjeve. Studiues shumë të rëndësishëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë mahnitur. Kështu thonim edhe për Kosovën para 20 vitesh, para 30 vitesh, para 40 vitesh... Jo, se s’dëgjon Amerika. Po ja ku e ke realitet Kosovën. Janë projekte madhështore këto, nuk bëhen me një të rënë të lapsit, as me mandate katërvjeçare, tetëvjeçare. Këto janë projekte të mëdha. Çështja çame ka kaluar në Bashkimin Europian. Është përmendur, ajo është çështje, është kauzë. Pra, çështja shqiptare është çështje shumë e rëndësishme dhe unë mendoj që ky është shekulli jonë. Tani, sa të zot jemi neve për me ec përpara? Kjo është tjetër gjë. Te Kosova e treguam veten. Unë mendoj që e treguam veten. Ke çështjen çame që do jetë e radhës në gjykimin tim dhe do jetë çështja e shekullit”, deklaroi Kalaja.
“Në 1998 ti kishe vrasjen e Azem Hajdarit. E kishe Shqipërinë të djegur. U bë lufta e Kosovës. Ti vije nga viti 1997. Kishe ndonjë shpresë ti nga 1997 që do hapej çështja e Kosovës? Ne jemi në kushte më të mira sot. Kështu që, unë mendoj që ky është shekulli jonë”, shtoi gazetari.
(A2 Televizion)