Ethem Aga zbulon në “Terminal” a do të jetë kandidat i PD për Tiranën

Nga A2 CNN
28 Shtator 2025, 21:35 | Politikë

Ish-kandidati i Partisë Demokratike për deputet, Ethem Aga sqaroi në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN, zërat që e lidhin atë me një kandidim të mundshëm për Bashkinë e Tiranës, në zgjedhjet e pjesshme përballë Ogerta Manastirliut.

Ai u shpreh se do të jetë pjesë e fushatës së opozitës, qoftë si kandidat apo si pjesë e stafit të të përzgjedhurit për këtë garë, në mënyrë që t’i ndryshojnë sipas Agës, fytyrën Tiranës.

Po, unë shpinën luftës nuk ia kthej. Qoftë kushdo që të jetë i përzgjedhur nga këto negociata duhet të shkojë në luftë. Unë një gjë mund t’ju them, se unë do të jem pjesë e fushatës së Partisë Demokratike. Do të jem këtu. Do të luftoj me të gjitha energjitë e mia që opozita e bashkuar të fitojë edhe ti japë një fytyrë tjetër Tiranës dhe tiranasit të jenë krenar me kryetarin e tyre të ardhshëm”, tha Ethem Aga në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN.

Sipas tij është shumë e rëndësishme që të ndërtohet një figurë opozitare që do t’i bindë banorët e kryeqytetit se duhet ndryshimi.

Emri nuk është aq i rëndësishëm sesa figura që ne do të ndërtojmë gjatë negociatave të këtyre ditëve. Edhe ai do të përfaqësoje politiken e opozitës së bashkuar. Unë kësaj i mëshoj gjithmonë që opozita e bashkuar të gjejë njeriun e duhur”, deklaroi Aga në “Terminal” me Aurora Sulçen, në A2 CNN. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos