Opozitarët vijuan edhe sot takimet për te gjetur një emër për kandidatin e Tiranës.
A2 CNN raporton se tre të mandatuarit e Berishës zhvilluan një bisedë me Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ku diskutuan rreth emrit kandidat për Bashkinë e Tiranës.
Takimet do të vijojnë edhe gjatë javës së ardhshme me aleatët e tjerë dhe më tej me forcat e tjera opozitare.
Grupi i punës i ngritur nga Partia Demokratike për përzgjedhjen e kandidatit opozitar për Bashkinë e Tiranës nisi dje zyrtarisht takimet me aleatët politikë.
Grupi, i përbërë nga Ilir Alimehmeti, Belind Këlliçi dhe Flamur Noka, zhvilluan një ditë më parë takim me kreun e Partisë Republikane, Fatmir Mediu, dhe kryetarin e Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. (A2 Televizion)