Berisha: Zgjedhjet e pjesshme provuan se Shqipëria ka vetëm farsë zgjedhore

Nga A2 CNN
10 Nëntor 2025, 17:41 | Politikë

Berisha: Zgjedhjet e pjesshme provuan se Shqipëria ka vetëm farsë

Sali Berisha falënderoi kandidatët e pavarur të mbështetur nga Partia Demokratike, pasi, sipas tij, ata “konstatuan që Shqipëria ka vetëm farsë elektorale”.

“Tani edhe botërisht po fillon të njihet një autokraci elektorale, apo diktatura autoritare. Kështu që, ata bënë të pamundurën, ata qytetarë intelektualë, të profesioneve të ndryshme, biznesmenë të pavarur, por konstatuan se këtu nuk ka zgjedhje, por ka farsë. Ishin disa veprime të studiuara mirë që treguan se, kjo qeveri zgjedhje nuk bën. Se qytetarët e kanë kuptuar dhe nuk mund të dalin në zgjedhje”, deklaroi kreu demokrat.

“Farsa duhet luftuar, në farsë nuk ka zgjedhje. Çfarë u kërkoj unë ju? Unë ju kërkoj ju të studioni kategoritë; çfarë është diktatura autoritare dhe çfarë është autokracia elektorale. Janë sinonime të njëra-tjetrës. Janë regjime në të cilat pushteti përqendrohet në një dorë ose në një grup. Janë regjime të cilat nuk zhvillojnë zgjedhje, të cilat e pranojnë pluralizmin dhe e shtypin pluralizmin. Siç është kjo. Kjo është klasike. Por, në dallim nga autokracitë e tjera elektorale, ky është narkoshtet. Lexoni përkufizimin e Fondit Monetar për narkoshtetin. Narkoshtet sipas FMN-së janë shtete në të cilat kanë infiltruar përfaqësuesit e drogës në të gjitha institucionet. Më thuaj mua një institucion ku nuk janë përfaqësuesit e drogës. Më thoni një institucion”, shtoi Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos