Zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit I fitoi PS në 5 bashkitë, duke rimarrë edhe njëherë drejtimin e këtyre njësive vendore. Në këto votim PD nuk u fut në garë me logon e saj, por mbështeti kandidatë të pavarur. Ish deputetja Brunilda Mersini arriti të merrte karrigen e kryetarit të bashkisë së Vlorës, por pa lavdinë e numrave. Vetëm 12.54% e votuesve vlonjatë hodhën votën në kuti.
Edhe pse Tërmet Peçi Ervin Demo, Agron Malaj “braktisën” karriget e kryebashkiakut për një vend në Parlament, sërish në Tepelenë, Berat dhe Mat fitues dolën të majtët.
Cërriku zgjodhi nënkryetarin e komandaur, pasi kryetari Andis Salla u largua për t’u bërë ministër.
Të rinjtë duket se janë larguar përfundimisht nga politika, dhe +65-vjeçarët ishin votuesit që mbajtën zgjedhjet edhe në këtë nivel të ulët përqindjeje.
Edhe pse rezultati nga inteligjenca artificiale doli më vonë se sa numërimi manual, kryekomisioneri e cilësoi testimin si të suksesshëm.
Ndërsa opozita është kritike ndaj votimin dhe numërimit elektronik, Celibashi shkon më tej duke propozuar që politika të bëjë ndryshime në kod për implementimin e AI.
Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve u shpreh kundër idesë që të vendoset një kufizim ligjor për sa i përket % se shpalljes së fituesit. (A2 Televizion)
