“Fushata ime në zonën e Astirit”, Ndreca: Zgjidhje për problemet kryesore të banorëve

Nga A2 CNN
3 Prill 2025, 20:05 | Politikë

“Fushata ime në zonën e Astirit”, Ndreca: Zgjidhje

Plarent Ndreca, kandidat për deputet i Partisë Socialiste në Tiranë, i ftuar në “Ditari” në A2 CNN, tregoi se çfarë duhet bërë për zonën e Astirit.

“Ajo që duhet të bëj unë për këtë zonë, e para është që lagjjia 14 duhet të kthehet në njësinë 14. Është një zonë me shumë të ardhur, një zonë që është e lidhur me shkolla rreth e qark zonës, pasi aty ka pasur mungesë infrastrukture në arsim. Sapo është lidhur kontrata për dy shkolla në atë zonë nga Bashkia e Tiranës, ndërkohë që është në proces përfundimi dy shkolla të tjera, një e mesme dhe një 9-vjeçare po në atë zonë. E dyta, aty do të ketë 4 shkolla të reja dhe dy kopshte të reja. E treta, është një zonë që ka problematika me sistemin e ujit të pijshëm”, tha Ndreca.

“Unë do të bëj presionin e duhur institucional që të përfundojë legalizimi i të gjithë pallateve. Kjo gjë duhet të përfundojë brenda këtij mandati. Kjo zonë ka një sërë problematikash, por këto do i veçoja si kryesoret e kësaj zone. Besoj që në këtë mandat, këto që unë përmenda, do të realizohen përfundimisht”, shtoi Ndreca. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos