Drejtuesit e koalicionit Djathtas për Zhvillim kanë zhvilluar disa takime me biznesin e vogël në Tiranë. Të përqendruar te zona e njohur si tregu çam, krerët e këtij koalicioni u njohën me problematikat e tregtarëve, ku kryefjalë ishte mungesa e fuqisë blerëse.
"Situata në terren, po qe për ekonomike, është kjo që është. Dikur këtu blinte gjysma e Tiranës. Tani e shihni vetë që është bosh dhe unë kam frikë se do të bjerë fare. Për sa kohë që ekonominë e kontrollojnë 4-5 duar, hyrje dalje këtu nga gjithë bizneset i kanë marrë grosistët, siç po marrin çdo gjë, po e marrin edhe këtë. Ishin të vegjël, po bëhen më të vegjël dhe po zhduken fare. Të mëdhenjtë po bëhen edhe më të mëdhenj. Ne mendojmë që në ekonomi duhen përfshirë të gjithë", tha Shehi. (A2 Televizion)